Merr fund pengmarrja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.
Sipas televizionit “News 24”, policia ka arritur të zbulojë vendndodhjen e adoleshentit i cili ishte marrë me forcë nga një makinë dhe janë arrestuar autorët e dyshuar.
Rrëmbimi i adoleshentit erdhi pas një përleshjeje mes dy grupeve të rinjsh mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 pranë stadiumit në Elbasan.
Një nga palët dyshohet se është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa dëshirën e tij.
Pritet që policia të japë një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.
Çfarë thoshte mbrëmë Policia?
Rreth orës 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të Sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.
Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.
Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.