Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e kësaj force politike.
Gjatë nisjes së fjalës së tij, Meta u kërkoi ndjesë për vonesën për shkak të pranisë së tij në takimin që shënjoi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
Ai hoqi xhaketën dhe kollaren e tha: “Koha për të përveshur mëngët”.
Meta tha se Sqipëria është në një drejtim të gabuar, por nuk do të jetë më kështu.
“Pas vendimit historik për krijimin e Partinë e Lirisë kisha kënaqësinë dhe kam kënaqësinë që një nga takimet e para ta zhvilloj me ju si përfaqësues të studentëve dhe gjimnazistëve të qytetit.
Shqipëria është në një drejtimtë gabuar dhe shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu.
Ndaj e keni sot dhe Partinë e Lirisë si parti të shpresës, të rinisë, kundër shpopullimit, dramës jo vetëm më të madhe që po përjeton cdo familje shqiptare dhe vendi, por dhe armikut më të madh të së ardhmes, e interesave kombetare, që Shqipëria është në drejtimin e gabuar nuk është retorikë dashakeqe, është një e vërtetë thellësisht shqetësuese dhe ulëritëse që e tregojnë të gjitha faktet.
Prej vitesh tek ne migrimi ndodh në mënyrë të programuar të qëllimtë.”- tha Meta.