Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është pushteti, por referendumi


Në takimin e sotëm me të rinjtë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se qëllimi i kësaj partie nuk është pushteti, por referendumi.

Gjatë fjalës së tij, Meta denoncoi aferën e inceneratorëve të cilën e konsideron si “aferën më korruptive të shekullit”.

“T’i japim një ritëm tjetër përfshirjes së rinisë në jetën politike në tërësi se e keni vënë re që ka mungesë interesi për t’i bërë të rinjtë të zëshëm e për t’u dhënë forcën që meritojnë. Nuk mund t’u vësh të rinjve kufij e barriera në ëndrra.

Me një akt normativ në mars u ul investimi për arsimin dhe më tej u rritën pagesat për inceneratorët për aferën më korruptive të shekullit se prioritet është korrupsioni, ndërsa rinia edukimi i saj rritja e kapaciteteve të saj për këto nuk ka nevojë kjo lloj qeverisje.

Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është shteti dhe thjesht pushteti, por referendumi. Se po të jetë për pushtetin, është në rregull kjo qeveri që është, që kujdeset vetëm për pushtetin e saj dhe e përdor për të shtypur në gjithë format e për të përjashtuar nga politikat zhvilluese shumicën e shoqërisë dhe të rinjtë se ka frikë nga guximi i tyre.

Duan t’ua kontrollojnë dhe mendimet e ëndrrat. Referendumi nuk është një mjet, por është mjeti kryesor që populli dhe sovrani të kenë nën kontroll klasën politike.”– u shpreh ish-presidenti.