Vendosni fjalën kyçe....

Sot 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike/Ambasadorja Kim: Mezi pres t’ju bashkohem miqve shqiptarë në koncert


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë një mesazh urimi në “Twitter” në kuadër të 100- vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Në mesazhin e saj, Kim shprehet se shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur.edhe në ditët e errëta të diktaturës.

Ambasadorja shton se mezi pret t’u bashkohet miqve shqiptare në evente speciale, duke përfshirë koncertin që mbahet sot në sheshin Skënderbej.

“Më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme! Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100!”- shkruan Kim.

Ambasadorja Kim e ka fjalën për koncertin e organizuar nga bashkia në Sheshin Skënderbej, për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe miqësinë 100-vjeçare me SHBA-në.

Në skenë do të ngjiten emra si Flori Mumajesi & Three Dots, Fifi, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Elton Deda, Çiljeta Xhilaga, Ylli Limani, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Eneda Tarifa.