Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët turq brohorasin “Vladimir Putin” për inat të rivalëve ukrainas (VIDEO)


Tifozët e klubit turk të futbollit Fenerbahce kanë brohoritur emrin e presidentit rus Vladimir Putin gjatë ndeshjes së tyre kualifikuese për “Champions League” kundër skuadrës ukrainase Dynamo. Ndeshja mes skuadrës turke dhe ekipit nga Kievi u luajt në Stamboll të mërkurën mbrëma.

Emri i liderit rus u dëgjua që kumbonte nëpër stadiumin Ulker pasi Dynamo kishte kaluar në epërsi përmes një goli nga Vitaly Buyalsky në minutën e 57-të të ndeshjes.

Mesfushori ukrainas festoi me shumë entuziazëm pas golit, por nga tifozët vendas festimi i tij u përshkrua si një “gjest provokues”.

Kështu një pjesë e mirë e turmës prej 45 mijë personash u përgjigjën duke brohoritur “Vladimir Putin”. Pamjet mga ky moment u përhapën shpejt në internet.