Vendosni fjalën kyçe....

“Trupi i çdo gruaje është gati për plazh”- Fushata e qeverisë spanjolle ngjall debate


Ministria e Barazisë në Spanjë ka nisur një fushatë verore për të inkurajuar gratë e shqetësuara se si duket trupi i tyre për të shkuar në plazh.

“Vera është gjithashtu e jona”– shkruan slogani mbi një imazh të pesë grave me forma dhe madhësi të ndryshme.

“Të gjithë trupat janë trupa plazhi.”– tha sipas BBC-së ministrja e Shërbimeve Sociale, Ione Belarra.

Drejtuesja e Institutit të Grave, Antonia Morillas, tha se pritjet mbi fizikun ndikojnë jo vetëm në vetëvlerësimin e grave, por i mohojnë atyre të drejtat e tyre. Siç është dhe të shkuarit në plazh.

Ilustrimi i fushatës me pesë gratë që pushojnë në plazh gjithashtu paraqet një grua topless pas një mastektomie. Instituti, i cili qëndron pas nismës, tha se kjo ishte një përpjekje për të treguar se të gjitha organet kishin vlefshmëri.

Në këtë mesazh thuhej se gratë duhet ta shijojnë verën, kudo dhe me kë të dëshirojnë. “Sot ngrejmë një dolli për një verë për të gjithë, pa stereotipe dhe dhunë estetike ndaj trupit tonë.”-thotë reklama.

Por jo të gjithëve u bëri përshtypje kjo fushatë.

Disa pyesnin nëse duhet të zgjerohet kjo fushatë për të përfshirë edhe burrat, ndërsa lideri i krahut të majtë Cayo Lara tha se fushata ishte kulmi i absurditetit, duke u përpjekur të “krijojë një problem aty ku nuk ekziston”.

Ministrja e re e barazisë, Ángela Rodríguez Pam, postoi një mesazh në Twitter për burrat që besonin se gratë nuk kishin nevojë për lejen e ministrisë për të shkuar në plazh: “Sigurisht që do të shkojmë, por ne po supozojmë se do të marrim urrejtje nëse tregojmë një trup që nuk është standard.”