Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia eliminohet nga Liga e Konferencës


Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës është eliminuar nga Konferencë Liga nga skuadra rumune Universitea Craiova

Vllaznia e Shkodrës nuk do të jetë pjesë më e Konferencë Ligës, pasi që është eliminuar sonte nga skuadra rumune, Universitea Craiova.

Në pjesën e parë shkodranët e mbajtën mirë duke barazuar me rezultat 0-0.

Por në pjesën e dytë rumunët ishin më të mirë dhe shënuan tre gola

Mateiu shënoi në minutën e 58 për rumunët kurse katër minuta më vonë shënoi edhe Silva.

Goli i tretë dhe i sigurisë për Craiovan erdhi në minutën e 80të dhe u shënua nga Gaman.

Ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar me rezultat 1-1, kurse rumunët kalojnë në rrethin e tretë duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-1.