Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ambasadorja Kim më nderoi që s’më ftoi dje, në koncertin funebër ngelën duke u përqafuar me njëri-tjetrin


Kreu i PD-së Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me mungesën e ftesës në eventin e zhvilluar një ditë më parë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe vendit tonë.

Por Berisha tha se ftesa e munguar prej ambasadores Kim e nderoi. Kjo sepse koncertin e djeshëm e cilësoi si funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin”.

“Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi, kjo për faktin se ajo ka dhënë një me qëndrimet e saj ka dëmtuar bashkë me Ramën dhe mafien e Sorosit më shumë se kush tjetër perceptimin e shkëlqyer që shpatarët kanë pasur për SHBA.
U ndjeva i privilegjuar që nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionale të trojeve, dhe shprehem përshëndetjet dhe urimet më të mira në 100 vjetorin, në të cilin PD dhe Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme, historike në ato marrëdhënie.

Ky është qëndrimi im, por asgjë s’më lëkund mua besimin te SHBA si vend i madh i lirisë, partneri më strategjik.

Më lejoni që të falënderoj ata qindra punonjës rrogëtar, që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert po thuajse funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin duke u përpjekur si gaztor për të kompensuar braktisjen masive që kishte bërë administrata.”- tha Berisha.