Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti demokrat: Rakip Suli kërkon 6 makina me qira për 3 vite, me çmimin që mund të blinte 10 të tilla


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ngritur akuza të rënda ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Sipas Nokës, kryebashkiaku ka marrë me qira për 3 vite 6 makina, me një vlerë mbi 221 milionë lekësh të vjetra. Por ai shton se me këtë shumë parash mund të ishin blerë dhe jo thjesht marrë marrë me qira rreth 10 makina.

“Babëzia e shfrenuar e Rakip Sulit.
Kryebashkiaku i emëruar i Kamzës i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të miratojë një fond mbi 221 milionë lekë të vjetra për të marrë me qira 6 automjete për nevojat e vartësve të tij, për vetëm 3 vjet përdorim dhe më pas t’i kthehen përsëri pronarit. Kipja ka hedhur idenë se shkon më lirë t’i marrësh me qira sesa t’i blesh, ndërkohë që me një shpenzim të tillë mund të blihen 10 makina.”- shkruan Noka.

Deputeti demokrat shton se këtë “propozim korruptiv” siç e quan ai, bashkia e Kamzës e ka njoftuar si fakt të kryer në një kohë kur ende nuk ka një vendim të marrë nga këshilli bashkiak.

“Ky propozim korruptiv i Rakip Sulit do të bënte krenar edhe grykësin Erion Veliaj, që njihet për skema të tilla hajdutërie.
Për më tepër, Bashkia Kamëz e njofton këtë propozim të Sulit si fakt të kryer, ndërkohë që Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë vendimmarrje të shprehur. Rakip Suli, për nga babëzia, kryeson bindshëm renditjen e rilindasve të Ramës.
Vjedhje dhe vetëm vjedhje!
Vetëm hajduti e quan vjedhjen punë.”- shkruan Noka.