Altin Goxhaj është zyrtarisht kandidat i opozitës për në garën për Avokat të Popullit.
Goxhaj ka dorëzuar në Kuvend, 38 firmat nga radhët e deputetëve të Partisë Demokratike, LSI-së, LZHK-së dhe PR-së.
Kushti ligjor ishte që 28 deputetë të firmosnin për të qenë kandidat zyrtar për Avokat të Popullit.
Goxhaj ka publikuar të gjithë listën me deputetët që firmosën për të.
Postimi i plotë:
Sot dorëzova nënshkrimet e 38 deputetëve të Opozitës nga PD (nga Sali Berisha tek Dhurata Çupi, nga Tomorr Alizoti tek Sajmir Koreshi, d.m.th i gjithë spektri i PD), nga LSI, PDIU, LZHK dhe PR.
Kushti Ligjor për të kandiduar është 28 firma deputetësh por unë dorëzova plot 38.
38 Deputetët e Opozitës treguan këtë muaj që bashkohen tek kandidatura ime dhe besojmë që në Shtator 2022 do të vendosim Rilindjen dhe Mafien Soros në hall të madh për të shkelur ligjin që të mos më japin mua vulën e Avokatit të Popullit të tmerruar për raportet në anglisht që do të dërgoja në të gjitha kancelaritë, parlamentet dhe institucionet e të drejtave të njeriut në Europë dhe SHBA për Agjendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë.
Dhe plot arsye të tjera për atë ç’ka do i garantoja mbrojtje radikale dhe efektive çdo shqiptari nga represioni çubrilloviçian i Rilindjes për ti detyruar shqiptarët të braktisin Shqipërinë dhe të enden pa atdhe nëpër rrugët e botës të pashpresë!
Në fakt deri në Shtator besoj se do të kem edhe 10 nënshkrime më shumë Kujtoj se ky është rasti i parë në 1 vit që deputetët e Opozitës bien dakord për diçka në këto përmasa
Falënderoj për mbështetjen të gjithë deputetët e Opozitës (dhe sdms Kryetarët e partive parlamentare) dhe në mënyrë të veçantë ekipin mbështetës në kandidimin tim Aulon Kalaja, Ilirjana Kucana, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Edvin Kulluri, Edith Harxhi, Andrea Bregu, Ledian Bardhi, etj.
Tani gjithçka është në dorë të politikës
Ja dokumenti dhe lista e deputetëve që paraqitën mbështetjen për kandidaturën time për Kandidat Zyrtar për Avokat i Popullit
Drejtuar:
Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dërgon:
Altin Goxhaj, kandidat për Avokatin e Popullit
Lënda:
Paraqitja e mbështetjes me shkrim të 38 deputetëve të Opozitës në Kuvendin e Shqipërisë në zbatim të “Nenit 9” “pika 5)” të Ligjit për Avokatin e Popullit
Përmbajtja e dokumentacionit:
14 fletë (2 fletë shpjeguese dhe 12 fletë me nënshkrimet e 38 deputetëve të Opozitës)
Baza Ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë
Ligji për Avokatin e Popullit
Kodi i Proçedurës Administrative
Të nderuara Zonja dhe Zotërinj,
Ju paraqes listën e mbështetjes me shkrim të 38 deputetëve të Opozitës së Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të “Nenit 9” “pika 5)” të Ligjit për Avokatin e Popullit, dhe bashkëngjitur janë nënshkrimet dhe emrat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas rendit të deklaratave dhe radhës së nënshkrimeve paraqitur në fletët bashkëngjitur (nuk janë sipas datave të firmosjes):
Luçiano Boçi – PDSH / fq. 1
Flamur Noka – PDSH / fq. 1
Albana Vokshi – PDSH / fq. 1
Sali Berisha – PDSH / f fq. 1
Isuf Çelaj – PDSH / fq. 1
Bujar Leskaj – PDSH / fq. 1
Luan Baçi – PDSH / fq. 1
Edmond Spaho – PDSH / fq. 1
Kasëm Mahmutaj – PDSH / fq. 1
Elda Hoti – PDSH / fq. 1
Tritan Shehu – PDSH / fq. 1
Agron Shehaj – PDSH / fq. 1
Edi Paloka – PDSH / fq. 1
Ilda Dhori – PDSH / fq. 2
Eralda Bano – PDSH / fq. 2
Saimir Korreshi – PDSH / fq. 2
Ramadan Likaj – PDSH / fq. 2
Xhelal Mziu – PDSH / fq. 2
Zef Hila – PDSH / fq. 2
Lindita Metaliaj – PDSH / fq. 2
Dashnor Sula – PDSH / fq. 2
Lefter Gështenja – PDSH / fq. 2
Zheni Gjergji – PDSH / fq. 2
Kastriot Piroli – PDSH / fq. 2
Andia Ulliri – PDSH / fq. 2
Dhurata Çupi – PDSH / fq. 2
Greta Bardeli – PDSH / fq. 2
Emilja Koliqi – PDSH / fq. 2
Tomor Alizoti – PDSH / fq. 3
Ina Zhupa – PDSH / fq. 4
Flamur Hoxha – PDSH / fq. 5
Monika Kryemadhi – LSI / fq. 6
Petrit Vasili – LSI / fq. 7
Agron Çelaj – LSI / fq. 8
Shpëtim Idrizi – PDIU / fq. 9
Mesila Doda – PDIU / fq. 10
Dashamir Shehi – LZHK / fq. 11
Fatmir Mediu – PRSH / fq. 12
Me respekt
Altin Goxhaj