Vendosni fjalën kyçe....

Koncerti në sheshin “Skënderbej”/ Meta: Nuk është koha për të harxhuar miliona euro për festa


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur sot nga gazetarët nëse ka pasur një ftesë në koncertin e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në sheshin “Skënderbej” me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se nuk është koha për të harxhuar miliona euro, megjithatë tha se e kuptonte këtë.

 “Unë kam qenë i ftuar nga Presidenti i Republikës në një darkë ku ishte dhe ambasadorja amerikane dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve. Nuk e di nëse kam patur ftesë, por në ftesat që kam patur nga Presidenti dhe ambasadat kam qenë në të dyja. Madje paradite kam dëgjuar dhe një fjalim qesharak të një halldupi aty, por për shkak të marrëdhënieve me SHBA, në respekt kam qëndruar me durim.

Nuk mendoj që është momenti në këto situate varfërie për të harxhuar miliona e miliona euro për festa dhe gjëra të tilla. Megjithatë është e drejtë e tyre. Mendoj se përkushtimi më serioz në marrëdhëniet me SHBA, është lufta kundër korrupsionit. Dhe ju e dini mirë që në këto vite, Shqipëria ka rënë 27 vende për korrupsionin. Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë është revolucioni antikorrupsion, antikorrupsion, antikorrupsion.” – tha Meta.