Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit.
Meta u shpreh se janë të shumta familjet që po humbin fëmijët të cilët detyrohen të emigrojnë.
Ai ka bërë thirrje për tu bërë bashkë në mënyrë që të ndalohet agjenda antikombëtare e shpopullimit të Shqipërisë, që sipas tij, as një pushtues nuk do guxonte ta bënte.
“Familjet po humbin fëmijët! Atdheu po humb rininë!
Nuk mund të lejojmë zbrazjen e Shqipërisë!
Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë.
Të bashkohemi për të ndalur agjendën antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë, që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!”, ka shkruar Meta.