Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Krifca: Miratuam Fondin prej 1.2 miliardë lekësh, do u japim fermerëve 30 mijë lekë bonus për çdo hektar grurë


Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka deklaruar se qeveria ka marrë sot vendimin për miratimin e një fondi prej 1.2 miliardë lekë, që i shtohet buxhetit të Skemës Kombëtare për mbështetjen e fermerëve.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Krifca tha se çdo femer që do të mbjellë grurë, do të marrë bonus 30 mijë lekë të reja për çdo hektar të mbjellë.

“Kemi miratuar një fond prej 1.2 miliardë lekë, që i shtohet buxhetit të skemës Kombëtare të këtij viti, duke e çuar në 4.9 miliardë lekë, buxheti më i madh i vënë ndonjëherë në dispozicion.

E shtymë më tej këtë gamë sepse duam t’i vijmë në ndihmë të gjithë fermerëve për uljen e kostos së prodhimit.

Kemi pasur një sezon mjaft të mbarë të prodhimit të grurit, gati historik, hambarët janë mbushur plot, gjithsesi duke parë dhe fenomenet në botë, për të rritur pavarësinë tonë ushqimore në aspektin e prodhimit të grurit, kemi menduar të fusim një masë të posaçme, ku për fermerët që prodhojnë mbi një hektar grurë do marrin 30 mijë lekë të reja mbështetje për hektarë.”– u shpreh ministrja.