Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Dajtit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, ku banesa e shtetasit me inicialet B. B. është përfshirë nga flakët.
Si pasojë ka mbetur e lënduar vajza e tij 8 vjeçe. Vogëlushja është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 29.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.