Vendosni fjalën kyçe....

“Pi birra me Putinin dhe bëni paqe”- Regjisori amerikan bie pre e “lojës”, besonte se po fliste me Zelenskyn


Regjisori amerikan David Lynch sugjeron që presidenti ukrainas Vladimir Zelensky duhet të pijë një birrë me homologun e tij rus Vladimir Putinin dhe të bisedojnë për paqen.

Regjisori ka rënë pre e një shakaje nga rusët Vovan dhe Lexus, të cilët e kanë telefonuar duke u hequr si presidenti ukrainas Zelensky.

Fragmenti i parë i intervistës u publikua në faqen ruse RuTube të enjten, ndërsa versioni i plotë pritet të dalë në ditët në vijim.

Duke folur me një person që i prezantohej si Zelensky, regjisori amerikan këmbënguli se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës ishte përmes paqes.

Lynch tha se ishte “puna” e tij të informonte Zelenskyn për “teknologjitë” që ekzistojnë për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe se këto metoda ishin shumë më efektive se “lufta dhe vrasja“, duke iu referuar letrave që ai i kishte dërguar më parë presidentit ukrainas.

“Tani është koha për paqen dhe ekziston teknologjia për të arritur paqen e vërtetë. Ju duhet t’i përdorni ato dhe të formoni grupe të tilla ekspertësh për një zgjidhje paqësore në interes të Ukrainës.”- theksoi ai, sipas RT-së.

Vovan dhe Lexus e pyetën regjisorin nëse mendonte se duhet të kishte bisedime të drejtpërdrejta me Putinin në interes të arritjes së paqes, për të cilën Lynch u përgjigj prerazi “Po!”.

Lynch madje shtoi se kishte një sërë mënyrash për ta bërë këtë, si një telefonatë e zakonshme ashtu eedhe një darkë virtuale me disa birra.

Lynch këmbënguli se gjatë bisedës mbi birrën dhe darkën, të dy presidentët mund të arrinin në një kuptueshmëri reciproke se të dy janë qenie njerëzore dhe do të ishin në gjendje të diskutonin problemet midis vendeve të tyre.

“Mendoni paqen, mendoni miqësinë.”– i kërkoi regjisori presidentit Zelensky, duke i bërë thirrje atij të “ndalojë” krizën aktuale.