Vendosni fjalën kyçe....

Rusia pretendon se Ukraina kishte një arsye për të vrarë të burgosurit e saj


Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar forcat e Kievit se kanë bombarduar një qendër paraburgimi ku mbante të burgosurit ukrainas herët në mëngjes për të “kërcënuar” trupat e tyre që mund të duan të dorëzohen.

“Një numër i madh ushtarakësh ukrainas po i japin vullnetarisht armët dhe e dinë për trajtimin njerëzor të të burgosurve nga pala ruse.”– tha ministria, duke e quajtur sulmin “të egër”.

Autoritetet në Republikën Popullore të Donetskut (DPR) thanë se numri i të vdekurve në sulmin me raketa është rritur në 53. Zëvendësministri i Informacionit të DPR, Daniil Bezsonov postoi një video në kanalin e tij Telegram, ku tregoheshin trupa të shumtë të gjymtuar dhe të djegur brenda ndërtesës së shkatërruar.


Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe autoriteteve lokale, trupat ukrainase përdorën raketahedhës të shumëfishtë HIMARS të cilat i kanë marrë nga SHBA për të goditur qendrën e paraburgimit pranë fshatit Yelenovka.

Ministria tha se objekti mbante anëtarë të Batalionit Azov të Ukrainës, luftëtarët e të cilit iu dorëzuan forcave ruse dhe të Donbassit gjatë rrethimit të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol. Batalioni është i njohur sepse përfshin luftëtarë me pikëpamje nacionaliste dhe neo-naziste.

Duke folur për televizionin rus të Channel One, kreu i DPR-së Denis Pushilin deklaroi se ukrainasit “qëllimisht” shënjestruan qendrën e paraburgimit për të vrarë anëtarët e batalionit Azov që kishin dhënë dëshmi për krime të mundshme lufte nga komandantët e tyre.

Ushtria ukrainase nga ana tjetër ka publikuar ​​një deklaratë, ku akuzon trupat ruse për granatimet në fshatin Yelenovka. Në deklaratë thuhet se Moska e shkatërroi burgun për t’ia vënë fajin Kievit, si dhe për të “fshehur torturat e të burgosurve dhe ekzekutimet”.