Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet lidhur me denoncimet e fundit të publikuara në media ndaj drejtorit të Doganave, Genti Gazheli.
Në një postim në “Facebook”, Vasili thotë se pavarësisht shkresave zyrtare SPAK ende po pret të veprojë.
“Denoncohet me shkresa zyrtare hajdutëria sheshit në Dogana, o SPAK ku je, çfarë pret më?
Edi Rama dhe qeveria e tij është shndërruar në simbolin e vjedhjes dhe grabitjes së përditshme të qytetarëve.”- shkruan Vasili.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama duke e krahasuar Ali Babën me 40 hajdutë ku sipas tij “në çdo institucion ka nga një hajdut”.
Deputeti thotë se media ia ka lehtësuar punën SPAK-ut dhe tashmë vetëm mbetet që organet e etimit të kryejnë punën: “O SPAK media ta ka lehtësuar krejt punën dhe t’i ka nxjerrë dhe zbuluar dokumentet, që do duhet të zbuloje vetë. Tani vepro ndaj hajdutëve çfarë pret më.”
REAGIMI I PLOTË VASILIT
Denoncohet me shkresa zyrtare hajdutëria sheshit në Dogana, o SPAK ku je, çfarë pret më?
Edi Rama dhe qeveria e tij është shndërruar në simbolin e vjedhjes dhe grabitjes së përditshme të qytetarëve.
Kulmi arrin kur Shefit i Anti-kontrabandës Detare nxjerr në shesh e situatën e tmerrshme të korrupsionit në Doganat Shqiptare.
Përgjegjësi i antikontrabandës detare e ka njoftuar me e-mail Drejtorin e përgjithshëm të Doganave si dhe i është drejtuar edhe me një shkresë zyrtare për situatën e korrupsionit kapilar në dogana.
Shefi i antikontrabandës detare thotë:
“Në pikën doganore Kapshticë e njohur më së shumti për “golat” gjatë ditës dhe “gomat e përdorura” gjatë natës, mallrat me origjinë kineze, atletet, veshmbathjet etj, janë bërë tashmë të rëndomta. Shprehja “i paguhen prurësit me të parë” duket se është bërë ekskluzivisht për këtë pikë doganore. Durrësi me portin e tij është kthyer han me porta të shqyera pasi Monitorimi, Informacioni, Antikontrabanda, Hetimi Doganor duket se janë kokë e këmbë të dashuruar me doganierët lakmitarë e të dashuruar pas eurove, ndryshe s’ka si shpjegohet që askush nuk kthen për kontroll qoftë edhe një mjet sado i parëndësishëm qoftë. Furgonat anglezë dalin plumb dhe autobusët e linjave nuk kontrollohen fare, pasi përndryshe të paktën një gjobë do e vendosnin ”.
Por është e qartë si drita e diellit, që Edi Rama përfaqson Ali Babën me 40 hajdutë ku në cdo institicion ka nga një hajdut.
Dokumentet e panumërta tregojnë qartë badërdinë në Dogana e megjithatë sic e shihni Edi Rama nuk lëviz gishtin se ka futur vetë dorën dhe krahun komplet atje.
O SPAK media ta ka lehtësuar krejt punën dhe t’i ka nxjerrë dhe zbuluar dokumentet, që do duhet të zbuloje vetë.
Tani vepro ndaj hajdutëve çfarë pret më.