Vendosni fjalën kyçe....

SPAK liron ekuipazhin e anijes me qymyr nga Kolumbia ku u kap 59 kg kokainë


Prokuroria e Posaçme ka liruar ekuipazhin e anijes që vinte nga Kolumbia në të cilin u gjetën 59 kg kokainë.

Kokaina u kap në anijen që transportonte qymyr nga Kolumbia.

Ekuipazhi përbëhej nga shtetas rusë, ukrainas e filipinas.

Kokaina u kap në maj të këtij viti dhe anija “Unistream” me ekuipazhin ishin bllokuar në Portin e Durrësit.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet, një sasi prej 59 kg kokainë.