Vendosni fjalën kyçe....

Trump kundër transgjinorëve në sportet e grave: I them LeBron-it “bëhu grua dhe hajde në ekip” dhe s’do humbinim asnjëherë (VIDEO)


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka injoruar këshillat e konsulentëve të tij politikë këtë javë duke kritikuar atletët trans.

Duke folur në një Samit, Trump u shpreh: “Meqë ra fjala, ne nuk duhet t’i lejojmë burrat të luajnë sporte të grave. Është kaq mungesë respekti për gratë.” As këtyre fjalëve turma nisi të duartrokiste.

“Është thjesht kaq çmenduri.”- vazhdoi Trump. “Kjo thjesht ju tregon se çfarë janë të gjithë këta gjeni politikë, unë i kam të gjithë këta konsulentë, të gjithë këta të mëdhenj, të shkëlqyeshëm. Më thonë: Zotëri, mos e thoni se është shumë e diskutueshme.”

Por Trump nuk e dëgjoi këshillën e konsulentëve të tij dhe vijoi të fliste për këtë problem. Madje në deklaratën e tij të bërë virale tashmë ai, u shpreh do të ishte “trajneri më i madh i basketbollit për femra në histori” nëse mund të bindte ikonën e LA Lakers LeBron James që të dilte në fushë për të si transgjinor.

“Nuk më pëlqen LeBron James, më pëlqen shumë më mirë Michael Jordan.”- vuri në dukje Trump duke shtuar. “Por unë do të shkoja te LeBron James… dhe do t’i thosha: ‘LeBron, a ke pasur ndonjëherë ndonjë dëshirë të jesh grua?’ Sepse dua të bëj yll në ekipin tim që unë po ndërtoj.”

Dhe nëse ai do pranonte, Trump shton se kështu ai do të kishte “ekipin më të madh në histori”.

Dhe shton me bindje: “Ata nuk do të humbisnin kurrë”.