Dy humbje jete janë regjistruar së fundmi në vend lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të raportuara nga Shqipëria që prej shpalljes së pandemisë në 3543.
Personat që kanë humbur jetën janë një 70-vjeçare nga Tirana e një 71-vjeçar nga Korça.
Nga 2260 testime të bëra janë gjetur 1019 raste të reja me Covid-19. Në spital po marrin mjekim 27 pacientë.