Vendosni fjalën kyçe....

Faqet zyrtare të institucioneve do të jenë sot sërish offline/ AKSHI: Do të kryejmë një operacion mirëmbajtje pas sulmit kibernetik


Faqet zyrtare të institucioneve do të dalin sërish offline pas sulmit kibernetik të dy javëve më parë.

Ky lajm u njoftua nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila sqaron se ndërprerja nga ora 14:00 deri në 23:59 të mbrëmje së sotme do të bëhet për të kryer një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.”– thuhet në njoftimin e AKSHI-t.