Vendosni fjalën kyçe....

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme nxjerr shifrat: Sa informatorë të Sigurimit ka pasur në çdo rreth në 90-n


Pas zhvillimeve të fundit lidhur me dosjet e Sigurimit, ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, ka zbuluar se në korrik të vitit 1990, ishin 6941 persona të regjistruar si informatorë të Sigurimit të Shtetit.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Dervishi ka bërë një përmbledhje në rang rrethi.

E sipas shifrave të zbuluar nga ai, rezulton se Shkodra ishte rrethi me më shumë informatorë të regjistruar, plot 752 të tillë.

Pas qytetit verior, e dyta vjen Tirana me 625 informatorë.

Këto të dhëna Dervishi i zbulon në një kohë ku diskutimet për informatorët e Sigurimit janë kthyer në fokusin e medieve, kjo për shkak të pretendimeve të ngritura nga Autoriteti i Dosjeve se ish- presidenti Ilir Meta kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, pas marrjes së informacioneve për një shtetas me inicialet I.M që kishte spiunuar shokun e tij të klasës që donte të largohej nga vendi.

Çfarë shkruan Dervishi:

Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:

Berat: 213

Mat: 154

Durrës: 495

Elbasan: 352

Kolonjë: 119

Fier: 349

Gramsh: 89

Gjirokastër: 277

Korçë: 537

Krujë: 181

Kukës: 336

Lezhë: 140

Librazhd: 150

Lushnje: 230

Dibër: 311

Përmet: 117

Pogradec: 136

Pukë: 106

Mirditë: 178

Sarandë: 366

Skrapar: 70

Shkodër: 752

Tepelenë: 74

Tiranë: 625

Tropojë: 175

Vlorë: 335

Dega e 2-të (për ambasadat): 74