Vendosni fjalën kyçe....

Moderna firmos me SHBA-në, ‘fut në xhep’ 1.74 miliardë dollarë për vaksinën kundër nënllojit Omicron të koronavirusit


Kompania farmaceutike Moderna ka përfituar një kontratë me vlerë 1.74 miliardë dollarë me administratënn Biden për vaksinën ndaj nënllojit Omicron të Covid-19.

Ajo do furnizojë autoritetet amerikane me 66 milionë doza vaksinë kundër llojit të lartpërmendur.

Marrëveshja mes palëve përcakton se numri i dozave mund të rritet në 300 milionë nëse Kongresi amerikan miraton nevojën për të tjera doza.

Marrëveshja bëri që vlera aksioneve të kompanisë në bursë të rriten menjëherë me 4%.