Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku lë të hapur mundësinë për dorëheqje: Mund të tërhiqem, por jo ende


Papa Françesku ka lënë të hapur mundësinë se mund të vijë së shpejti koha kur ai duhet të marrë në konsideratë dorëheqjen. Dhe ai ka theksuar se do ta bënte këtë nëse ai mendonte se shëndeti i tij nuk do e lejonte të shërbente ashtu siç duhet.

Këto komente papa i bëri në fund të një udhëtimi në Kanada.

Papa 85-vjeçar theksoi se për momentin ai synon të vazhdojë në detyrat e tij dhe do të udhëhiqet nga Zoti se kur do të japë dorëheqjen, nëse do të largohet.

“Nuk është një katastrofë të ndryshosh Papën, nuk është një tabu.”- u tha ai gazetarëve ndërsa i hipte avionit për në Romë.

“Dera për daljen në pension është e hapur – është një opsion normal. Por deri më sot nuk kam trokitur në atë derë. Nuk kam ndjerë nevojën të mendoj për këtë mundësi – nuk do të thotë se brenda dy ditësh Mund të mos filloj të mendoj për të.”- tha papa Françesku sipas BBC-së.

Gjatë muajve të fundit Papa Françesku ka vuajtur nga probleme të vazhdueshme të gjurit që kanë ndikuar në lëvizshmërinë e tij. Ai e kaloi pjesën më të madhe të vizitës së tij në Kanada në një karrige me rrota. Por ai i ka hedhur poshtë spekulimet për sëmundje më serioze, apo kërcënuese për jetën.

“Një kishë që nuk evoluon është një kishë që shkon prapa.”- tha Papa Françesku gjatë udhëtimit të tij.

Ai shtoi se shumë njerëz që e quajnë veten tradicionalistë, nuk janë, thjesht kthehen mbrapsht. Këtë e konsideroi mëkat.