Vendosni fjalën kyçe....

“Rama dhe Soros po përpiqen të falsifikojnë historinë e marrëdhënieve me SHBA-të”- Berisha ndan foton e vitit 1991


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të vitit 1991 në Departamentin e Shtetit, nga dita e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së para 31 vitesh.

Në postimin e tij, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe miliarderin amerikan George Soros se po përpiqen të falsifikojnë historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Prandaj ka vendosur të tregojë të vërtetën e tij.

“Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video.

Miq, për shkak të fallsifikimit banal, si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa të flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100-vjetorin e tyre.

Me 15 Mars 1991, Foto në Departamentin e Shtetit, me Gramoz Pashkon dhe bashkatdhetaret tanë At Artur Liolin, Elez Biberaj, Sergio Bytyçi, ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Sb”- shkruan Berisha.