Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me ekipin e negociatorëve me Bashkimin Europian.
Ai ka prezantuar kryenegociatoren dhe ministren e re, Majlinda Dhukën.
“Sot dua që të them disa fjalë lidhur me fillimin e procesit të negociatave, gjë për të cilën kemi edhe një ministre të re të shtetit, e cila do të ndjekë çdo ditë papushim këtë proces për llogari të qeverisë dhe si përfaqësuese e drejtpërdrejtë e imja, kryeministrit, duke garantuar maksimumin e angazhimit dhe koordinimit të të gjithëve ju në një proces që është jashtëzakonisht sfidues.
Është shumë e rëndësishme që angazhimi për procesin të jetë prioriteti absolut i secilit prej jush dhe i të gjithë atyre që janë nën varësinë tuaj, apo që kalojnë tani nën varësinë e Kryeministrisë duke udhëhequr në të përditshmen e tyre si staf i ministres së Shtetit për negociatat që është njëkohësisht kryenegociatorja e re. E gjithë drejtoria dhe të 5 sektorët që janë pjesë e saj në Ministrinë e Jashtme, tani është koha të kalojnë këtu në Kryeministri dhe të administrohen nga ministrja e Shtetit. Ministrja e Shtetit ka kompetencat e të gjithë procesit që lidhet me përthithjen e normativës evropiane në të drejtën ndërkombëtare, patjetër ka detyrimin e informimit të vazhdueshëm e t qëndrueshëm të Parlamentit por këtu duke garantuar të gjithë procesin horizontal në komunikim të vazhdueshëm me ço ministri dhe këtu vjen fokusi tek roli i secilit prej jush. Dua të jemi shumë qartë, ju e dini shumë mirë, por nuk është e tepërt ta përsërisim se në këtë proces intensiteti I punës tuaj rritet. Nuk jemi në kushtet e një intensiteti të deritanishëm.”– tha Rama.
Rama u ndal dhe te emërimi i Dhukës, duke iu përgjigjur kritikëve që janë shprehur se e “kanë kërkuar në google, por s’e kanë gjetur”.
“Dua që në Bruksel Skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive. Dua që në Bruksel të flitet për këmbënguljen dhe kapacitetet e punës së skuadrës shqiptare. Pjesën e madhe tuajën kam pasur mundësinë që t’i njoh. Sfida është komplet e re, Është me rëndësi që të theksoj këtu se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE, përmes kryenegociatorit si urë. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në gogle’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në gogle por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit.”- tha Rama.