Dy avionë dhe dy helikopterë nga Greqia kanë kryer 24 inkursione në terren përgjatë pasdites së djeshme dhe sot në mëngjes çfarë bënë të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarreve në qendrat e banuara në zonën e Dropullit.
Në operacion mori pjesë edhe helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili ka kryer të paktën 12 fluturime.
Zjarrfikësit në Dropull, punuan në terren për gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarreve. Nga përllogaritja e deritanishme në terren, bëhet me dije se nga zjarri është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm në pyje dhe në kullota.
Sipas vlerësimeve paraprake zjarri i djeshëm ka shkaktuar djegien e 30 ha pyje dhe 270 ha kullotë.