Vendosni fjalën kyçe....

Emërimet në Dogana/ Drejtori i pikës doganore “Tre urat” në Përmet, i dënuar për trafik klandestinësh


Rëndohet skandali i emërimeve të zyrtarëve me të shkuar kriminale në Doganat shqiptare.

Televizioni “News 24” raporton se drejtori i pikës doganore “Tre Urat” në Përmet, rezulton i dënuar më parë për trafik klandestinësh.

Ky televizion raporton se ka arritur të sigurojë vendimin e gjykatës së Gjirokastrës të 26 qershorit të vitit 2000 ku Arben Zhupa, drejtues aktual i pikës doganore “Tre Urat” në Përmet, është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të dhënies se ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim.

Bashkë me Arben Zhupën janë dënuar edhe 3 persona të tjerë.

Ky denoncim vjen vetëm pak ditë pasi e njëjta media raportoi rastin e 4 zyrtarëve të lartë të doganave të hetuar nga drejtësia greke për kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal.