Vendosni fjalën kyçe....

Meta dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Të shmanget çdo provokim, vendosja e reciprocitetit e drejtë e çdo shteti sovran


Kreu i Partisë së Lirisë, Meta, ka dënuar me forcë dhunën ndaj policisë së Kosovës nga serbët në veri të vendit.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se mbështet vullnetin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin.

Po kështu meta bën thirrje për shmangien e çdo provokimi e përshkallëzimi të tensioneve që minojnë sigurinë e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në rajon.

“Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran.” – shkruan Meta.