Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e pandemisë: Dy humbje jete, mbi 700 qytetarë janë infektuar në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e situatës së pandemisë së Covid-19 në vendin tonë.

Dy persona mësohet se kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 716 qytetarë, nga 1590 testime të kryera gjithsej. Të shëruar numërohen gjithsej 1055.

Ministria e Shëndetësisë u bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

SITUATA NË 24 ORË

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1590 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 716 qytetarë, në këto bashki:

303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos.

Janë 8,239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.

Janë shëruar 1055 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 300,313 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Korrik 2022)

Raste të reja ditore            716

Të shëruar në 24 orë          1055

Të shtruar në spitale            32

Humbje jete në 24 orë           2

Testime ditore                     1590

Testime totale               1,918,177

Raste pozitive                  312,097

Raste të shëruara              300,313

Raste Aktive                        8,239

Humbje jete                         3,545

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    4,446

Fier                            699

Durrës                      637

Vlorë                          453

Elbasan                      399

Shkodër                      336

Korçë                             326

Berat                                       285

Lezhë                            238

Gjirokastër                           232

Dibër                             120

Kukës                              68