Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar në veri të vendit ndërsa raportohet për lëndime e dhunime të shqiptarëve, shkruan Koha.
Policia e Kosovë ka njoftuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në disa zona në veri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore megjithatë ka mohuar për të plagosur nga armët e zjarrit.
Po ashtu ka pasur raste të denoncuara nga qytetarët se janë ndaluar e dhunuar nga grupet serbe, ndërsa u janë shkaktuar lëndime dhe po ashtu u janë dëmtuar veturat.
“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur. Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.” – thuhet nga Policia e Kosovës.