Vendosni fjalën kyçe....

Putini: Flota e Rusisë do të marrë raketat më të reja hipersonike


Flota detare e Rusisë do të fillojë të marrë raketat më të reja hipersonike kundër anijeve Zircon “në muajt e ardhshëm”. Kështu tha Presidenti Vladimir Putin gjatë një fjalimi në Ditën e Marinës së Rusisë në Shën Petersburg.

Presidenti rus vlerësoi se “asnjë pengesë” nuk mund të ndalojë raketat.

“Forcat e Armatosura Ruse do të fillojnë t’i marrin ato në muajt e ardhshëm.”– tha Putin sipas RT-së. “Anija e parë e pajisur me këtë armë të fuqishme do të jetë fregata Admiral Gorshkov”.

Sipas Putinit, vendosja e saktë e fregatës do të zgjidhet “në përputhje me interesin e ruajtjes së sigurisë së Rusisë”.

Putin shtoi se Rusia do të mbrojë interesat e saj detare “me vendosmëri dhe me të gjitha aftësitë e saj”.

“Flota jonë mund t’i përgjigjet me shpejtësi rrufe kujtdo që ka vendosur të cenojë sovranitetin dhe lirinë tonë.”-deklaroi ai.

Raketa, e cila mund të udhëtojë deri në 1,500 km kur lëshohet nga anijet sipërfaqësore, u testua për herë të parë në vitin 2020.