Pasi u shkarkua në mënyrë të beftë si zv/kryeministër, Arben Ahmetaj ka vijuar vrullshëm aktivitetet e Partisë Socialiste.
Ai ka qenë një nga folësit kryesorë në ceremoninë e hapjes së shkollës verore të të rinjve eurosocialistë që zhvillohet në Vlorë.
I mbështetur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, Ahmetaj dha një fjalë gjatë aktivitetit ku marrin pjesë të rinj socialistë nga e gjithë europa.
Ahmetaj ka ndarë pamje nga aktiviteti që zhvillohet në Vlorë për disa ditë.
Ndërkohë ai u pa edhe teksa shoqëronte kryeministrin Edi Rama dhe pasuesen e tij Belinda Balluku, gjatë mbikqëyrjes së punimeve të portit të ri të Vlorës, kjo pasi është edhe i drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.
Pa post qeveritar, Ahmetaj tashmë ka zhvendosur aktitivtetin politik në Parti ku vendi është vetëm 1 vit larg zgjedhjeve lokale të vitit 2023.