Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se dhunoi bashkëshorten, pranga 43-vjeçarit në Sarandë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

Në pranga ka rënë një person me iniciale I.G. i cili është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi I. G., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.”