Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zakynthos, Greqi.
Një shtetas shqiptar rreth 50-vjeç është në kërkim nga policia greke pasi ka goditur me thikë gruan e tij 40-vjeçare.
Sipas informacioneve paraprake autori pas një sherri, ka rrahur rëndë gruan e tij duke goditur më pas me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.
40-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur dhe një djal të rritur që jeton jashtë Zakynthos, shkruan media greke prothema.gr.
Departamenti i Policisë së Zakynthos ka nisur ndjekjen për kapjen e autorit.
Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pasi gruaja kishte bërë padi për dhunë në familje jo një herë, por dy herë.
E para ishte më 18 qershor, ku më pas bashkëshorti i saj u la i lirë me urdhër të prokurorit që të mos i afrohej deri në 100 metra.
Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi. Por, ditën e djeshme viktima ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye dhe pas 30 minutash 51-vjeçari i mori jetën.
Mediat greke raportojnë se fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë, ndërsa viktima u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë përdhese, me shumë shenja dhune dhe mavijosje në trup.
Në fakt, një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë, “do të të vras”.
Në zonë është gjetur edhe një thikë e shtrembër me gjak.
Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur që jetonin me ta në Tsilivi dhe djalin e rritur që jetonte jashtë Zakynthos.
Gruaja punonte në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e vrasësit të dyshuar.