Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet brenda pesë ditësh kushëriri i deputetit të PS-së, ishte në kërkim për trafik droge


Gjykata e Lezhës ka liruar nga paraburgimi Gjergj Ndrecën, kushëririn e deputetit të PS-së, Eduard Ndreca.

Djali i xhaxhait të deputetit ishte në kërkim prej një viti pasi akuzohej për trafik lëndësh narkotike.

Ai u ndalua nga forcat ‘Shqiponja’ gjaë një operacioni më 5 korrik 2022 por u lirua pesë ditë më pas pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë me detyrim paraqitjeje, shkruan Shqiptarja.

Në gjendje të lirë po hetohet edhe i afërmi tjetër i deputetit Ndreca, Ervin Ndreca i cili po udhëtonte me të njëjtin mjet a akuzohet se nuk iu është përgjigjur forcave të rendit gjatë operacionit.