Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarja e krishterë heq dorë nga ekipi pasi iu kërkua të vishte bluzën LGBTQ


Një lojtare e Ligës Kombëtare të Futbollit të Grave (NWSL) zgjodhi të humbiste një ndeshje në vend që të vishte fanellën ‘Krenaria’ që skuadra e saj ishte planifikuar të vishte në mbështetje të LGBTQ.

Jaelene Daniels, një e krishterë dhe mbrojtëse e ekipit ‘Carolina Courage’, përmendi përkushtimin e saj ndaj besimit kur shpjegoi vendimin e saj për të humbur ndeshjen për shkak të fanellave me temë LGBTQ.

“Unë mbetem e përkushtuar ndaj besimit tim dhe dëshirës sime që njerëzit të dinë se dashuria ime për ta nuk bazohet në sistemin e tyre të besimit apo seksualitetin.” – shkroi ajo në rrjetet sociale.

“Lutem dhe besoj fuqimisht që shokët e mi të skuadrës e dinë se sa shumë i vlerësoj, i respektoj dhe i dua.”

‘The Courage’ tha se ishin ‘të zhgënjyer’ nga vendimi i Daniels.

“Jaelene nuk do të përfshihet sonte pasi ajo ka marrë vendimin të mos e veshë fanellën tonë të Krenarisë.” – tha skuadra përmes ESPN.

“Ndërsa jemi të zhgënjyer me zgjedhjen e saj, ne respektojmë të drejtën e saj për ta marrë atë vendim për vete. Ne jemi të ngazëllyer për të festuar komunitetin LGBTQIA+ me fansat, lojtarët dhe stafin tonë sonte dhe mezi presim të presim Festivalin tonë të parë të Krenarisë përpara fillimit.”

Kjo nuk është hera e parë që Daniels ka zgjedhur parimin mbi rritjen e karrierës. Në vitin 2017, mbrojtësja hodhi poshtë një ofertë për të luajtur për Kombëtaren e Grave të SHBA-së (USWNT) për shkak të planit të atij ekipi për të veshur fanella me temë krenarie.