Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza Bashës: Ishte lider opozite i korruptuar, Partia e Lirisë gjithçka për dekorrutimin e qeverisë


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi ish-kreun e PD-së Basha si lider opozite të korruptuar për 8 vite që drejtoi PD-në duke i bërë një dëm shumë të madh vendit.

Ai njoftoi emërimin e Briseida Shehajt si kordinatoren kombëtare në luftën kundër korrupsiont duke paralajmëruar një furi denoncimesh gjatë muajit gusht.

Po kështu Meta tha se misioni kryesor i forcës politike që drejton është lufta kundër korrupsionit në çdo hallkë si rruga e vetme për shpëtimin e vendit.

“Bashkë me zv.kryetarin e Partisë së Lirisë kemi vendosur që Briseida Shehaj të jetë kordinatore kombëtare në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që gushti të jetë një vrull denoncimesh të qytetarëve e bizneseve lidhur me vjedhjet e grabitjet dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë e interesi publik. Hapi i parë është dekorruptimi i opozitës që përdoret nga shumica për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni galopant. Partia e Lirisë do i shërbejë çdo sekondë dekorruptimit të opozitës sepse kishim një lider opozite të korruptuar në 8 vite. E po kështu për dekorruptimin e qeverisë dhe institucionet e shtetit.” – tha Meta.