Vendosni fjalën kyçe....

NATO reagon pas tensioneve në Kosovë: Po monitorojmë situatën, KFOR i gatshëm të mbajë vendin e sigurt


Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka reaguar ashpër në lidhje me sigurinë ne veri të Kosovës, pas sulmit me armë ndaj policisë nga serbët.

Në postimin e NATO në Twitter, Aleanca ka theksuar se KFOR është i gatshëm të ofroj siguri për vendin dhe ta mbrojë Kosovën.

KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në reagim.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, KFOR kishte thënë se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Pas rritjes së tensioneve dhe dakordësimit me SHBA-të Prishtina zyrtare shtyu me një muaj vendimin për përdorimin e targave me logo të Serbisë dhe qytetet e Kosovës nga nënshtetasit serbë.