Vendosni fjalën kyçe....

Vasili i drejton 11 pyetje AKSHI-t mbi sulmin kibernetik: Miliona euro të shpenzuara dhe sistemi u shemb për pak orë


Deputeti i Partisë Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i është drejtuar me një drejtores së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit lidhur me sulmin kibernetik të pësuar disa javë më parë.

Vasili i ka drejtuar 11 pyetje AKSHI-t lidhur me agresorin, nëse është identifikuar apo jo, nëse ka pasur fshirje të të dhënave, cenimin e sigurisë kombëtare nga sulmi, nëse janë kopjuar të dhënat apo nëse ka rrezik për përdorim të të dhënave të prekura për qëllime kriminale.

Si deputet i jam drejtuar me Kërkesë Zyrtare për Informacion drejtueses së AKSH-it lidhur me shërbimet publike on line.

Gjendje paraqitet tepër e rëndë me shërbimet publike on line dhe miliona të dhëna gjenden në kaos dhe me mundësi shfrytëzimi për qëllime kriminale.

Qindra milion euro të shpenzuara për digitalizimin shërbimeve publike dhe sistemi on line u shemb në pak orë dhe kjo është pak të thuash skandal shumë i rëndë dhe praktikisht rënie e shtetit”-shkruan Vasili.