Gjatë takimit me intelektualët ditën e sotme në lidhje me sfidat e familjeve shqiptare, kreu i demokratëve, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të George Soros duke e quajtur rrezik dramatik për familjen.
Sipas Berishës është një rrymë e cila dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra dhe se kjo rrymë kërkon të imponohet politikisht, sociologjikisht, të imponohet në forma të ndryshme, ku në krye të kësaj rryme qëndron George Soros.
“Sot përballen dy rryma dhe ato përballen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Një rrymë e cila tejkalon familjen dhe vlerat e saj, një rrymë e cila dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra. Është sigurisht një shumicë tjetër që beson te vlerat familjare. Problemi është edhe më dramatik sepse kjo rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, i mbikalon, i refuzon, i shmang, kjo rrymë kërkon të imponohet politikisht, sociologjikisht, të imponohet në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksoj se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Pse? Dy arsye. E para është multimiliaderi i cili investon shumë. Më kishte dërguar një bashkëpunëtorja ime donacionet. Ai përdor miliardat të cilat i ka kryekëput pothuaj fryt të një spekulimi. Ai përdor miliardat për të imponuar koncepte që çfarë janë ato? Janë absolutisht konceptet e ekstremit të majtë”-tha Berisha .