Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Angli padit dyqanin, i kërkon 200 mijë stërlina dëmshpërblim: Që kur hëngra proshutën më dhemb barku, po turpërohem në publik


Një baba, i cili nuk i ka ndalur gazrat që kur ka ngrënë një rrotë proshutë pesë vjet më parë, po padit tezgën që ia shiti atë për 200,000 stërlina.

Tyrone Prades, 46 vjeç, bleu ushqimin në një treg Krishtlindjesh në Birmingham, të cilin e vizitoi me gruan dhe fëmijët e tij.

Babai pësoi më pas dhimbje barku, ethe, të vjella dhe diarre brenda disa orësh pasi hëngri copën e proshutës në dhjetor 2017 dhe u sëmur për pesë javë, thanë avokatët e tij në Gjykatën e Lartë.

Por problemet shëndetësore nuk mbaruan me kaq, pasi zoti Pardes pati fryrje të shpeshta barku e gazra të pakontrollueshme që e zgjonin natën dhe e turpëronin në publik që atëherë, thanë avokatët e tij.

Avokati i tij, Robert Parkin, i tha gjykatës se edhe pasi sëmundja u qetësua disa muaj më vonë, stomaku i tij vazhdonte të bënte zhurma të çuditshme në zorrët e tij.

Ai vazhdoi: “Paditësi vazhdon të vuajë nga gazrat e tepërta, gjë që i shkaktojnë atij një siklet të madh.

Simptomat janë, në radhë të parë, lodhja dhe funksioni i ndryshuar i zorrëve të shoqëruara me ‘dridhje’ brenda barkut dhe fryrje. Barku i paditësit vazhdon të bëjë zhurma të shpeshta tronditëse deri në masën që gjumi i tij mund të ndërpritet.”

Avokati i dyqanit ‘Frankfurt Christmas Market Ltd,’ Philip Davy, ku u shit proshuta, pranoi se oficerët e shëndetit mjedisor të këshillit gjetën e.coli në një thikë të dyqanit që shërbehej për prerjen e proshutës por jo salmonelë.

Davy theksoi se klienti Prades nuk kishte pretenduar se kishte vuajtur nga një infeksion e.coli dhe se pretendimi i salmonelës duhet të vërtetohet.

Prades, nga Chippenham e ka paditur operatorin për të paktën 200,000 stërlina. Çështja do shkojë në gjyq më vonë këtë vit.