Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia e oficerit të policisë: Gomonia nuk ishte e imja, mori gaz menjëherë dhe bëri rrotullimin që goditi të miturën


Komisari i policisë Arjan Tase i cili përplasi me motorbarkë 7-vjeçaren në Himarë dha dëshminë e tij për oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Tase ka deklaruar se skafi ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim duke goditur 7-vjeçaren.

Ndër të tjera, Tase është shprehur se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marrë aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait, raporton News 24.

Por ai thotë se dhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Tase kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det me gomone.