Faqja e grupimit të ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësi për Atdheun” ka publikuar sot disa emaile që i kanë ardhur kryeministrit Edi Rama në postën elektronike.
Pas një sondazhi të realizuar një ditë më parë në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ ku kërkonin të dinin interesin e shqiptarëve për të parë email-et e kryeministrit, hakerat kanë ngarkuar dhjetra materiale që i kanë ardhur Ramës në inbox. Madje edhe ato që janë fshirë.
Në emilet e publikuara flitet për tendera, peticione, madje ka edhe nga ata që i kërkojnë punë kryeministrit Rama.
Mes emaileve ka edhe oferta që kanë mbërritur nga kompani kineze për prodhimin e maskave.
Kujtojmë se kjo faqe prej pak kohësh ka nisur publikimin e disa shkresave, dokumenteve e informacioneve zyrtare apo sekrete.
Faqja e cila është bllokuar njëherë në Shqipëri nga AKEP pas një kërkese nga Autoriteti për Sigurinë Kibernetike AKCESK e cila mund të ketë pasur ndonjë rol në sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Ende nuk dihet për çfarë bëhet fjalë, kush qëndron pas faqes dhe sa është sasia e materialeve që faqja në fjalë pretendon se ka.