Vendosni fjalën kyçe....

Kim uron Shefin e ri të Shtabit të FA-ve: Mezi pres të punojmë për forcimin e bashkëpunimit ushtarak SHBA-Shqipëri


Ambasadoja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar pas emërimit të Arben Kingjit si kreu i ri i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kim ka publikuar një foto ku shtëngon duart me Kingjin, ndërsa shton se mezi pret bashkëpunimin me të.

“Urime Gjeneral Brigade Arben Kingjit për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak SHBA-Shqipëri, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën.”– shkruan Kim.

Ky reagim vjen pasi më herët presidenti i Republikës Bajram Begaj njoftoi përmes zyrës së tij të shtypit se kishte dekretuar sot emërimin e Kingjit si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pas propozimit nga kryeministri Edi Rama.