Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Duhet të ketë zona të caktuara në plazhe për mjetet e lundrimit, të mbajnë përgjegjësi ata që licencojnë mjetet


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta theksoi se zonat në plazh për përdorimin e motorëve të ujit duhet të jenë ta caktuara dhe të monitorohen strikt.

Sipas Metës duhet të ketë përgjegjësi për ata që i licencojnë.

Raste të tilla sipas Metës vijnë nga fryma e politizuar dhe partonazhiste në Policinë e Shtetit.

“Duhet të ketë zona të caktuara, strikt qe monitorohen, duhet të ketë përgjegjësi kush i licencon, kush i kontrollon këto mjete dhe përgjegjësi për ata që nënvlersojnë zbatimin strikt të rregullave. Kjo vjen nga fryma tepër e politizuar dhe patronazhiste në policinë e shtetit. Nuk vjen nga mungesa e ligjeve. Nuk është rast individual, duhet të hetohet çfarë ka ndodhur, pse është liruar e pezulluar nga policia e shtetit, pse është rientegruar. Duhet hetuar ka qenë me licencë apo jo meti. Situata të tilla nuk kalojnë me deklarata të tilla po e shohim, duam polici të fortë dhe policia e fortë parandalon”-tha Meta.