Disa qytetarë kanë zhvilluar homazhe te shkallët e kryeministrisë pas vdekjes të së miturës nga përplasja fatale që mori nga motori i ujit në plazhin e Potamit në Himarë.
Kandidati për Avokat të Popullit, Altin Goxhaj ka shpërndarë pamjet teksa qytetarët ndezin qirinj në shkallët e kryeministrisë.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Goxhaj është kërkuar edhe dorëheqja e ministrave Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro si dhe drejtuesit të policisë, Gledis Nano.
“Në orën 20:00 u ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.
Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.
Hajdeni të kërkojmë dhe tregojmë se kush është përgjegjësi dhe te kërkojmë ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me një mesazh ne një cope letër, pak dinjitet për veten, se e pafajshmja u largua….
Të kërkojmë shkarkimin ose…
Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi
Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano
Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!”-thuhet në deklaratë.
Ditën e sotme një motor uji që drejtohej nga një efektiv policie përplasi për vdekje të miturën e cila ndodhej në plazh me familjen e saj.
Më pas drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia dhe u pezullua nga puna.