Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë denoncon fakte të reja mbi inceneratorët: SPAK të hapë regjistrin e noterëve, skema me prokurat e posaçme, 500 mijë euro transaksione


Partia e Lirisë ka dalë sot në një konferencë për mediat për të denoncuar fakte të tjera për aferën e inceneratorëve.

Brisida Shehaj, e cila është Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet dhe të hapë regjistrin online të noterëve për të parë se si janë kryer transaksione 500 mijë euro.

Shehaj tregoi se si janë krijuar firma në Malin e Zi dhe një punonjës i inceneratorit të Elbasanit, me iniciale E.B ka qenë përfitues.

 “Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania integrity për këtë punonjës.

Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë. Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra.

Më pas kemi një certifikatë pronësie. Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtrij i jepet e drejta të bëjë transkasione.

Kemi prokurë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi.

Në vitin 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani të quajtur Ysos Shpk, kompani kjo satelit po e tyre, e krijuar në emër të një personi tjetër, por çuditërisht edhe këtë kompani nëpërmjet një prokure e administron sërish ky punonjës.

Në fakt ne kemi ende dokumente të tjera, sidomos për kompanitë e hapura në Mal të Zi. Prandaj ne sot i bëjmë thirrje SPAK-ut që të hapë regjistrin e noterëve se është një regjistër online dhe e kanë shumë të thjeshtë për ta aksesuar.

Dhe do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por do shohin edhe emra të individëve, apo familjarëve të personave të cilët janë nën hetim apo të arrestuar, të cilët kanë hapur disa kompani në Mal të Zi dhe jo vetëm, pikërisht përmes këtij procesi me prokura të posaçme të bëra në Shqipëri. Ajo çka dua të them tjetër është se mbas këtij denoncimi publik që bëjmë ne sot, prandaj nuk e treguam edhe emrin e personit, do ia kalojmë SPAK-ut për dijeni.

Do ia kalojmë edhe zonjës Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama që nuk sheh çfarë firmos.

Ne jemi aq të përgjegjshëm sa ia kalojmë edhe atij, sepse zonja Balluku dhe agjencia që monitoron koncensionin duhej t’i kishte penguar këto transaksione.

Këto 500 mijë euro para e kompani duhet t’i kishte penguar gjatë bilanceve që u bënte parave publike që i kalonin inceneratorëve.”- tha Shehaj.