Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 35-vjeçarit në Durrës, akuzohet se dhunoi bashkëshorten e i dëmtoi makinën vjehrrit


Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë personi me iniciale A.H. baues në Arapaj, i cili përveç dhunës në familjes akuzohet se i ka dëmtuar makinën vjehrrit.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.”