Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për ngjarjen në Himarë: Drejtuesit e policisë të nxjerrin mësimin e duhur. Sulmon politikën e mediat për reagimet


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen në Himarë ku si pasojë e përplasjes nga gomonia një fëmijë humbi jetën.

Rama uron që fajtori të marrë ndëshkimin e duhur dhe drejtuesit e policisë të nxjerrin mësimet e duhura e t;u japin mësimet e duhura trupave përgjegjëse.

Më tej ai sulmon politikën dhe median të cilat reaguan për ngjarjen që sipas Ramës e shfrytëzuan fatkeqësinë për zjarrin e luftës së tyre politike.

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!”-shkruan Rama.